Nenpunesja e Ministrise se Finansave me emrin XX kercenon nje firme qe nese per disa dite nuk i jep 1000 euro do te realizoj hipiteken e nji kredie marre nga firma shume vite me pare. Para kesaj ajo i ka kerkuar nje here 4000 den dhe nje pal 'kopacka' per nipin.
Transparency International Macedonia (Apr 23 2014)
Të nderuar,
Lidhur me raportimin Tuaj ekipi juridik i TI-M është qasur drejtë shqyrtimit dhe veprimit ndaj rastit. Për arsye se na nevojiten informata plotësuese lidhur me rastin ju ftojmë të vini në takim në zyrat e TI-Maqedoni në Shkup në Rr. Naum Naumovski Borçe nr. 58 ose në Tetovë në Rr. Vidoe Smileski Bato nr.5/2 ose të na leni kontakt informatat tuaja për bashkpunim të mëtutjeshëm.
Njëkohsishtë do të donim t’ju informojmë se akuzat e referuara në këtë raportim tregojnë ekzistimin e veprës penale ,,Pranim të ryshfetit,, dhe mund të drejtoheni në Ministrinë e punëve të brendshme të RM-së me qëllim që të merren masa me të cilat do të sigurohen dëshmi për ekzistimin e veprës penale. Gjithashtu ju informojmë se nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme në kuadër të kampanjës kundër korrupsionit dhe ryshfetit në polici dhe në të gjitha institucionet shtetërore ekzistojnë linja të posaçme telefonike 199 ku mund të raportoni raste të ryshfetit dhe korrupsionit.
Me respekt,
TI-M
Оставете коментар